Mjeku vrau veten pasi punoi 200 orë jashtë orarit: Puna e tepërt po sëmur njerëzit në Japoni

by admin
Spread the love

Familja e një mjeku 26-vjeçar në Japoni, i cili vrau veten vitin e kaluar pasi punoi mbi 200 orë jashtë orarit brenda një muaji, kërkojnë ndryshim në “kulturën e punës së tepërt”.

Takashima Shingo punonte si mjek në një spital në Kobe City. Sipas avokatëve, i riu kishte qëndruar në punë 207 orë jashtë orarit në një muaj, ndërsa prej tre muajsh rresht, nuk kishte marrë asnjë ditë pushim.

Shingo i dha fund jetës në maj të vitit të kaluar. Qendra Mjekësore Konan i mohoi akuza, por organi qeveritar i inspektimit të punës tha se vdekja e tij ishte një incident i lidhur me punën për shkak të orëve të gjata, duke nënvizuar presionet e bëra mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Në Japoni, punonjës në sektorë të ndryshëm raportojnë orë të gjata të puna dhe presion të lartë nga mbikëqyrësit. Stresi i shkaktuar solli një fenomen të quajtur “karoshi” ose “vdekje nga puna e tepërt”.

Në një konfercë për shtyp, nëna e të riut tregoi rastet kur djali i thoshte sa e vështirë po bëhej puna e tij, ndërsa tha se shpreson që “ambienti i punës për mjekët të përmirësohet në mënyrë që ngjarja të mos përsëritet në të ardhmen”.

“Pavarësisht se si i shikojnë orët e punës së vëllait tim, 200 orë jashtë orarit janë një shifër e pabesueshme dhe nuk mendoj se spitali ka ndryshuar qasjen për menaxhimin e punës”, u shpreh vëllai i Shingos.

Disa raste të punës së tepërt në Japoni janë raportuar në mediat ndërkombëtare gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2017, zyrtarët japonezë arritën në përfundimin se një reporter politik 31-vjeçar, i cili vdiq në vitin 2013, kishte përjetuar dështim të zemrës nga kalimi i orëve të gjata në punë. Ajo kishte punuar 159 orë jashtë orarit një muaj para se të ndërronte jetë.

Problemi mbetet veçanërisht i lartë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Një studim i vitit 2016 zbuloi se më shumë se një e katërta e mjekëve me kohë të plotë punojnë deri në 60 orë në javë, 5% punojnë deri në 90 orë dhe 2.3% punojnë deri në 100 orë.

Reformat në ligjin e punës dhe rregulloret për punë jashtë orarit në 2018 kanë parë një përparim të vogël, me qeverinë që raportoi vitin e kaluar se sasia mesatare e orëve vjetore të punuara për punonjës ka qenë “gradualisht në rënie”. Megjithatë, megjithëse numri i orëve aktuale të punës ka qenë në rënie, orët e punës jashtë orarit kanë ndryshuar gjatë viteve, shtoi ai.


Top Channel

You may also like