Mjekëve u besoj, autoriteteve të shëndetit-jo! – Shqip

by admin
Spread the love

MJEKËT E RINJ

Punësimet partake, burokracia dhe mungesa e vullnetit politik për reforma të vërteta, janë një pjesë e problemeve me të cilët përballen mjekët e rinj gjatë punësimit në sistemin shëndetësor të RMV-së.

Mjeku Bojan Trajkovski, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, thotë se në kohën kur vendi përballet me mungesë të kuadrit shëndetësor, mjekët e rinj presin me vite për punësimin e parë.

Si problem shqetësues ai përmend punësimet partiake dhe mungesën e vullnetit për ta vënë si prioritet sistemin shëndetësor në vend.

“Një nga problemet kryesore me të cilën përballemi dhe e kemi parë në praktikë, janë punësimet partiake. Do ta vlerësoja si problemin numër një, që fatkeqësisht sikurse në çdo sferë edhe në shëndetësi shkakton probleme serioze për shpresat dhe nevojat për punësimin e kolegëve të rinj”, tha Trajkovski

Mjeku Trajkovski thotë se nuk u jepet hapësirë mjekëve të rinj kurse labirinthet administrative vështirësojnë punësimin e tyre. Ai nuk e ka të vështirë të pranojë se u beson mjekëve, por jo edhe autoriteteve të shëndetësisë.

“Sistemi shëndetësor nuk është i shkëlqyeshëm as për ne e as për pacientët. Nëse i besoj deri në fund? Mund të them se u besoj individëve, kolegëve, u besoj punonjësve shëndetësor, por jo autoriteteve të shëndetësisë dhe subjekteve politike”, tha Trajkovski

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve, gjatë tre viteve të kaluara, mbi 600 mjekë të rinj janë larguar nga vendi për të kërkuar fatin diku tjetër./tvklan.mk/

You may also like