“Mjafton, boll më”, Bayern Munich bllokadë totale për Robert Lewandowski

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski është një temë e nxehtë te Bayern Munich. Sulmuesi polak u shpreh dje se me shumë mundësi kishte luajtur ndeshjen e fundit me kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që për Bild theksoi se nuk kishte marrë asnjë ofertë.

Diçka të tillë e hodhi poshtë Oliver Kahn, Drejtor i Bordit të bavarezëve: “Nuk është diçka që na shkakton dhimbje koke.

Ne i bëmë një ofertë menaxherit të tij dhe ai e refuzoi propozimin tonë. Faktet thonë që Lewandowski ka një kontratë dhe ai duhet ta përmbushë atë. Boll më, mjafton!”.

Më parë në të njëjtën linjë ishte shprehur për “Sport1” presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer: “E them përsëri, Lewandowski ka një kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe do të luajë për ne deri atëherë.

Kur nënshkruan një kontratë, nuk mund të flasësh për ta detyruar dikë që ta përmbushë atë”. Lewandowski është pjesë e Bayern Munich prej verës së vitit 2014, kur u largua me parametra zero nga Borussia Dortmund. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Facebook

You may also like