Mjaftoi kjo deklaratë dhe të gjithë po dyshojnë se Adele është shtatzënë – Shqip

by admin
Spread the love

Adele mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të dytë. Thashethemet kanë nisur nga deklarata e fundit e të dashurit të saj, agjenti sportiv Rich Paul. Në një intervistë të fundit për E! Neës, ai ka lënë të kuptohet se pret me padurim të bëhet sërish baba. Paul u shpreh se pasi u bë baba në një moshë shumë të re, qasja e tij ndaj një fëmije të 4 në këtë moshë do ishte diçka ndryshe.

“Si baba i ri, ishte shumë e vështirë. Nëse do të kisha më shumë fëmijë, do të isha një baba ndryshe. Mezi pres të jem një baba ndryshe. Unë e vlerësoj përvojën që pata si baba shumë i ri, por gjithashtu mezi pres të jem një baba ndryshe, një baba më i duruar. Shpesh, ndërsa ndërton një biznes, je në lëvizje, ke punë, fëmijët rriten shpejt sa hap e mbyll sytë. Ecin, vrapojnë, u japin biçikletave. Dhe ky është problem”, tha ai.

Paul, 40 vjeç , dhe Adele, 34 vjeç, e bënë lidhjen zyrtare në shtator 2021.

You may also like