“Mitingu i shekullit”, Erdogan mban tubimin madhështor në aeroportin e Stambollit

by admin
Spread the love

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, demonstroi forcën e tij me një tubim madhështor të mbajtur të dielën në aeroportin “Ataturk” të Stambollit përpara zgjedhjeve të së dielës së ardhshme.

Nën masa tejet të rrepta sigurie, me qindra mijëra njerëz mbushën sheshin me flamuj e pankarta në duart në aeroport duke treguar mbështetjen e tyre ndaj presidentit 69-vjeçar.

“Stamboll” brohoriti Erdogan para 1.7 milionë njerëzve që ishin të pranishëm në tubim të cilët mbanin në duar flamuj turq dhe pankarta kushtuar presidentit.

Mbi 10 mijë autobusë sollën mbështetësit në Stamboll, takim që Erdogan e quajti “mitingu i shekullit”.

Gjatë fjalimit të tij para turmës presidenti e cilësoi kundërshtarin ‘të dehur’, ‘të pafe’ dhe e akuzoi se do të përçajë vendin.

Ndërsa kandidati opozitar gjatë mitingut të tij premtoi se do të qetësonte dhe bashkonte vendin.  Ai ka shtuar se do t’i japë fund autoritarizmit.

Presidenti Erdogan po përballet me garën më të vështirë, pasi popullariteti i tij u godit nga inflacioni dhe përballet me kritika për trajtimin e qeverisë së tij ndaj tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që vranë mbi 48,000 njerëz në Turqinë Jugore.

Miliona turq do të votojnë të dielën e 14 majit për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit, por edhe Parlamentin e ri. Zgjedhjet në Republikën Presidenciale mbahen në të njëjtën ditë me Erdogan, që kërkon një mandat të tretë presidencial, por këtë herë me një rival të fortë përballë.

Sipas sondazheve të fundit, Erdogan dhe lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu janë në një situatë thuajse të barabartë votash dhe ndoshta do të shkojnë në balotazh më 28 maj.

Analistët janë të shqetësuar për kundërshtimin e rezultatit në rast disfate për Presidentin, siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e shkuara për bashkitë Stamboll e Ankara.

You may also like