Misteri i zhdukjes së bosit të kompanisë gjermane që furnizon me tanke Ukrainën

by admin
Spread the love

Thorsten Kuntz, 51 vjeç, është drejtori menaxhues i Rheinmetall, grupi më i madh gjerman i prodhimit të armëve, i cili furnizon me tanke Ukrainën. Zhdukja e tij për katër ditë me radhë ka ngritur disa pikëpyetje në Gjermani.

Rasti i tij i ngjan një filmi thriller. Ai është zhdukur në mënyrë misterioze, për t’u rishfaqur pas katër ditësh, plotësisht i dehur dhe në një gjendje të qartë konfuzioni.

Mund të konsiderohet rast i zakonshëm alkoolizmi, por për dikë tjetër.

Kuntz drejton kompaninë kompani që javët e fundit i ka ofruar qeverisë gjermane 88 tanke Leopard 1 dhe 100 mjete të blinduara Marder për t’i dorëzuar ato në ushtrinë ukrainase.

Ishte gazeta “Bild Zeitung” ajo që e zbuloi zhdukjen e tij, e cila daton më 13 maj, kur policia e Kassel, njoftoi se po kërkonte një burrë, 50 vjeç, i cili nuk ishte paraqitur në punë dhe  kishte munguar në të gjitha takimet private të planifikuara atë ditë dhe nuk  përgjigjej më në telefon.

Njoftimi u shoqërua me një foto, të marrë nga një videokamera, ku shfaqej Thorsten K. duke tërhequr dorë nga një bankomat.

Vetëm të dielën e kaluar, një makinë policie ka rënë në gjurmët e të zhdukurit pranë panairit të Kaselit, brenda një makine, në gjendje të dehur.

Kutz kishte nevojë për kujdes mjekësor dhe u dërgua në një spital.

Arsyet e zhdukjes së tij të përkohshme mbeten të panjohura.

Por roli i Kutz-it, i cili ka udhëhequr gjigantin gjerman të armatimeve që nga janari 2022, ushqen hipoteza nga më të ndryshmet: a ishte rrëmbyer për një paralajmërim apo ishte një çështje thjesht private?

As Prokuroria Federale që hetonte incidentin, as BKA, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe as Rheinmetall nuk kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Kutz është klasifikuar si “mbajtës i sekreteve” nga inteligjenca federale, por është e paqartë nëse ai ka mbrojtje shtetërore në këtë cilësi.

Vetëm dje, qeveria e Berlinit tha se është gati të zëvendësojë Rheinmetall Leopard 1s dhe 15 Leopard 2, të cilat do të dorëzohen në Ukrainë pasi të kalojnë nëpër Republikën Çeke.

You may also like