Misteri i “çantës së zezë”, Fatos Klosi i kundërpërgjigjet Berishës: Nuk e di nëse sheh ëndrra

by admin
Spread the love

Misteri i një “çante të zezë” shkaktoi replika pak javë më parë mes ish-kretut të SHIK, Fatos Klosit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sali Berisha e akuzonte Klosin për një ngjarje të vitit 2011, duke aluduar se ai ishte “kapur mat” nga një demokrat me një qese të madhe me para.

“Nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin”, deklaroi Sali Berisha pak kohë më parë.

Ish-kreu I SHISH iu kundërpërgjigj në një intervistë për emisionin Zona Zero, ish-kryeministrit, Sali Berisha. Fatos Klosi deklaroi se kjo është një sajesë e plotë, ndërsa e akuzoi ish-kryeministrin për mashtrues.

“Është absurd. Nuk ka asgjë në këtë mes. Unë të merresha me para? Nëse do jepja para, kisha efektivët e SHIK. Pastaj në lokal? Sali Berisha si kryetar opozite ishte i rëndësishëm. Ka njerëz që quhen mashtrues, Berisha e nis nga zero. Shpik çdo gjë. Nuk e di nëse sheh ëndrra. Edhe për atë ngjarjen që tha Berisha me erdhi të qesh”, tha Fatos Klosi në “Zona Zero”.

You may also like