Misioni vlerësues për Këshillin gjyqësor me 40 rekomandime për përmirësim të funksionimit të tij

by admin
Spread the love

Raporti i misionit vlerësues të BE-së për funksionimin e Këshillit gjyqësor për,ban 40 rekomandime, të grupuara në gjashtë segmente – strukturë dhe kompetencë të vetë Këshillit gjyqësor, mandati i anëtarëve të tij, procesi i selektimit dhe zgjehdja e gjykatësve, procedurat disiplinore, çështja e transparencës dhe komunikimi me opinionin dhe resurset dhe financimi.

Sfidat momentale në funksionimin e Këshillit gjyqësor, Misioni vlerësues, siç u cek në brifingun e sotëm me gazetarë në Delegacionin e BE-së, i locon si rezultat i problemeve të akumuluara të cilat nuk ishin adresuar me kohë dhe në mënyrë sistematike, tashmë një periudhë të gjatë.

Këshilli gjyqësor është në pikë kritike dhe nevojitet aksion urgjent dhe Misioni thekson se rekomandimet, pa marrë parasysh sa janë të mira, nëse nuk zbatohen me vullnet politik dhe në bazë të parimit të integritetit, përgjegjësisë dhe transparencës, do të jenë të pavlefshme.

Gjithsej 17 rekomandime, siç u tha në brifingun me euroambasadorin Dejvid Gir, kanë të bëjnë me përmirësimin e praktikës dhe punës së vetë Këshillit gjyqësor dhe mund të zbatohen, pa kurfarë ndryshimi ligjor. Prej tyre, shtatë kanë të bëjnë me transparencën dhe dhjetë me zgjedhjen dhe avancimin e gjykatësve, që është funksion kyç i Këshillit gjyqësor.

“Nëse Këshilli gjyqësor zbaton 17 rekomandime në disa muajt e ardhshëm, kjo do të ishte revolucion. Për të tjerat nevojiten ndryshime ligjore apo kushtetuese, por nuk ka arsye të shtyhen këto, duke pasur parasysh kornizën kohore për zgjedhjet”, porositi Gir.

Masat e tjera, parashohin ndryshime kushtetuese apo ligjore dhe kanë të bëjnë me atë se kush mund të zgjedhet anëtar i Këshillit gjyqësor, gjatësia e mandatit, definicioni “jurist i dalluar”, vendosjen e kornizës për mënyrën dhe procedurën për shkarkim të kryetarit të Këshillit, përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit, si dhe arsyetimin e procedurës dhe vendimin për sanksionim të gjykatësve.

Raporti, siç informuan në brifing, tashmë është ndarë me autoritetet dhe institucionet kompetente dhe nuk do të publikohet. Ai përmban 40 rekomandime afatshkurta dhe afatmesme, mes të cilave udhëzime për ndryshime kushtetuese dhe ligjore për përmirësim të punës së Këshillit gjyqësor, transparenë dhe rritje të autonomisë buxhetore. Ai paraqet udhërrëfyes që, siç cekën, asnjë qeveri, angazhimi i të cilave është sundimi së drejtës, nuk do të mund ta anashkalojë.

“Presim përfshirje të këtyre rekomandimeve në të gjitha politikat lidhur me punën e Këshillit gjyqësor dhe reformat gjyqësore, përfshirë edhe Strategjinë për reforma gjyqësore 2023-2027. Edhe pse e tërë kjo nuk mund të zbatohet menjëherë, BE-ja pret që kjo të jetë prioritet kryesor i të gjitha reformave të ardhshme, sepse në thelb, kjo është në bazën e sundimit të së drejtës dhe integritetit të gjyqësisë”, porosisin nga Delegacioni i BE-së.

Misioni vlerësues i BE-së u përbë nga tre ekspertë juridik nga Kroacia, Belgjika dhe Italia dhe qëndroi në vend në shtator të këtij viti, ku kreu analizë të kornizës juridike dhe pati takim me të gjitha institucionet relevante, si dhe ekspertë nga sektori joqeveritar.

MARKETING



You may also like