Miratoni ndryshimet kushtetuese – garantoj se s`ka kushte të reja për RMV-në – Shqip

by admin
Spread the love

Kovaçevski: 120 deputetët të votojnë për të ardhmen evropiane

Gjermania seriozisht e kupton perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Tani radhën e ka ndryshimi i planifikuar i Kushtetutës, që të lirohet procesi aderues në BE – siç njofton KlanM, ka thënë Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një press-konference të përbashkët në Berlin me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Kemi respekt të madh për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase dhe për përpjekjet e mëdha të RMV-së në rrugën e reformave drejt BE-së. Nga suksesi i ndryshimeve kushtetuese varen shumë gjëra. E di se nuk është një hap i thjeshtë, por duhet liruar rruga për procesin aderues në BE. Inkurajoj RMV-në të vazhdojë rrugën e reformave. Reformat nuk janë kërkesa abstrakte. Që tani kanë ndikime konkrete pozitive për qytetarët”, tha Olaf Scholz, Kancelari i Gjermanisë.

Duke komentuar paralajmërimet që vijnë nga Bullgaria se ndryshimet kushtetuese paraqesin njërin nga disa kushtet që Shkupi duhet t`i plotësojë në rrugën drejt BE-së, siç njofton KlanM, Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte i prerë, se një gjë e tillë nuk është dakorduar.

“Jo, kjo është qartë e dakorduar. Duhet të jetë një proces i rregullt aderues konform procedurave të BE-së dhe nuk duhet të ketë kushte tjera që kanë të bëjnë me raportet dypalëshe. Ky është qëndrimi im”, tha Scholz.

Kancelari gjerman foli edhe për Procesin e Berlinit. Duke paralajmëruar samitin e ardhshëm të 18 Tetorit në Tiranë nënvizoi se ekziston shumë potencial në këtë nismë, percjell KlanM.

“Më vjen mirë që samiti do të mbahet më 18 Tetor në Tiranë, për herë të parë në rajon. Pikërisht për shkak të tensioneve aktuale Kosovë – Serbi këtë samit të Ballkanit Perëndimor e vlerësoj si shumë të rëndësishëm. Duhet të jetë e mirëseradhur për Serbinë dhe Kosovën që të koncentrohen në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ku RMV-ja luajti rol vendimtar si nikoqir I samitit”, deklaroi kancelari gjerman.

Kryeministri Kovaçevski, siç njofton KlanM, u shpreh se Berlini po jep nxitje shtesë për intensifikimin e mëtejshëm të agjendës së reformave në të gjitha sferat e shoqërisë.

“Tani mbetet hapi i ardhshëm, ndryshimet kushtetuese, që do të jenë në Kuvend dhe para 120 deputetët. Pres që të tregojnë sjellje burrështetasi, do të jenë në nivel të detyrës dhe do ta miratojnë vendimin që do të mundësojë të ardhme më të mirë, për brezat e ardhshëm, për fëmijtë tanë”, u shpreh kryeministri Kovaçevski.

Vizita e Kryeministrit Kovaçevski në Gjermani përkon me 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Berlin – Shkup dhe siç njofton KlanM, u realizua dy javë pasi Bundestagu gjerman miratoi Rezolutën për njohjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. /KlanMacedonia

You may also like