Miratohet zgjatja e mandateve të Vettingut, reagon për herë të parë SHBA

by admin
Spread the love

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas miratimit të zgjatjes së afateve të organeve të vettingut në Kuvend në seancën parlamentare të ditës së sotme.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, shkruan Ambasada Amerikane.

You may also like