Miratohet dekreti i ri për subvencionimin e fluturimeve

by admin
Spread the love

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin lidhur me nevojën për sjelljen e Programit për përcaktimin e mjeteve të nevojshme për dhënien e mbështetjes financiare për promovimin dhe zhvillimin e trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut për transportuesit e vendit dhe të huaj, për periudhën 2023-2025, si dhe e miratoi Programin.

Gjithashtu u miratua Dekreti për mënyrën dhe kriteret e dhënies së mbështetjes financiare për transportuesit ajror të vendit dhe të huaj dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të dorëzohet nga përfituesit e mbështetjes financiare.

“Në përputhje me këto vendime, Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në periudhën e ardhshme do të shpallë thirrje publike për dhënien e mbështetjes financiare kompanive ajrore që do të prezantojnë destinacione të reja ajrore për qytetarët. Mundësimi i udhëtimit në destinacione shtesë në Evropë dhe botë do të nënkuptojë edhe mundësi të hapura për zhvillim ekonomik, promovim të turizmit dhe njohje dhe bashkëpunim mes qytetarëve dhe sektorit të biznesit nga vendi ynë dhe nga vendet e tjera”, thonë nga Qeveria.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski para pak kohësh në intervistë për MIA-n informoi se në Qeveri po shqyrtohet dekreti i ri i dorëzuar me të cilën definohej model i ri për shpërndarje të mbështetjes financiare për linja ajrore. Subvencione për fluturime, siç tha, do të ketë sipas rregullave për ndihmë shtetërore të Bashkimit Evropian.

“Do të mund të përfshihen sa më shumë operatorë dhe të mos lidhemi vetëm me një. Po ashtu, po e kufizojmë intensitetin e subvencioneve siç përcakton dhe kërkon nga Komisioni Evropian, e gjitha kjo me qëllim që të mundësojmë sa më shumë destinacione për qytetarët dhe të zhvillojmë komunikacionin ajror. Përparësi do të kenë kompanitë ajrore që do të ofrojnë fluturake më të mëdha, linja direkte drejt aeroporteve më të mëdha dhe më shumë fluturime në javë. Në kontratën do të qëndrojë se operatori do të duhet t’i shërbejë linjat dhe pas skadimit të afatit të kontratës për periudhën që ka marrë mbështetjen e shtetit”, tha Boçvarski.

Marrëveshja e fundit nga tri marrëveshjet për subvencionimin e fluturimeve të cilat në tender i mori transportuesi ajror me buxhet të ulët “Viz er” përfundoi më 1 mars të këtij viti.

Në vitin 2019 për subvencionimin e fluturimeve janë paguar 66.584.935 denarë, në vitin 2020, 21.098.924 denarë, në vitin 2021, 10.475.649 denarë ndërsa këtë vit nuk janë paguar mjete.

Me orarin dimëror të fluturimeve që hyri në fuqi më 30 tetor nga aeroporti i Shkupit ka gjithsej 41 destinacione, deri ku do to fluturojnë 13 kompani ajrore, ndërsa në aeroportin e Ohrit shtatë destinacione të rregullta me katër kompani ajrore.

Në dy aeroportet në shtet nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti janë transportuar mbi 1,8 milionë udhëtarë (1 811 168) dhe janë realizuar 14.823 fluturime.

Lexo lajme interesante

You may also like