Miqësorja Zvicër – Kosovë: Një pjesë e të ardhurave nga biletat dhurohen për refugjatët ukrainas

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës sot do të përballet me Zvicrën në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars.

Biletat për këtë duel që luhet në Cyrih janë shitur të gjitha, ndërsa në stadium pritet të jenë 20.800 mijë tifozë.

Një pjesë e të ardhurave nga biletat e shitura do të dhurohen për refugjatët ukrainas që kanë lëshuar vendin e tyre për shkak të pushtimit rus, bën të ditur kreu i FF të Zvicrës, Blanc.

“Përmes projektit, ne duam t’u ofrojmë refugjatëve ukrainas mundësinë që të pranohen shpejt dhe lehtë nga klubet tona në të gjithë Zvicrën, të luajnë futboll dhe të krijojnë kontakte”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Dominique Blanc për mediumin zviceran “Blick”.

Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” në Cyrihu.

You may also like