MINSK – Tikhanovskaya: Bjellorusët do ta refuzojnë luftën kundër Ukrainës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MINSK, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Bjellorusët do të bëjnë një rezistencë të fuqishme nëse Minsku e tërheq vendin në pjesëmarrje të plotë në luftën e Moskës kundër Ukrainës, sipas udhëheqëses së opozitës Svetlana Tikhanovskaya.

“Lëvizja jonë do ta sabotojë këtë. Urdhrat do të refuzohen”, tha Tikhanovskaya në një intervistë, dy vjet pasi zgjedhjet e diskutueshme çuan në trazira në Bjellorusi.

”Rusia e llogariste Bjellorusinë si urë për një sulm ndaj Ukrainës edhe në kohën e zgjedhjeve të manipuluara që rikthyen në pushtet liderin Alexander Lukashenko”, tha ajo.

Lukashenko e shpalli veten fitues të zgjedhjeve më 9 gusht 2020 duke shkaktuar protesta të paprecedentë në Bjellorusi.

Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk e njohin Lukashenkon si president legjitim.

Shumë e shohin Tikhanovskayan si fituesen e vërtetë të zgjedhjeve.

“Lukashenko është një bashkëpunëtor. Ai e tërhoqi Bjellorusinë në këtë luftë dhe që Rusia ta mbajë atë në pushtet, ai tani po bën gjithçka që i kërkohet”, tha Tikhanovskaya.

Bjellorusia nuk i është bashkuar zyrtarisht luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Megjithatë, menjëherë pas fillimit të pushtimit në shkurt, Lukashenko pranoi se raketat ruse ishin lëshuar nga territori bjellorus përtej kufirit drejt Ukrainës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like