Ministrja Xhaçka: 45 të vdekurit në aksidentin në Bullgari janë shqiptarë

by admin
Spread the love

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se 45 viktimat nga aksidenti tragjik në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Përmes një postimi në Tëitter, ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të vikttimave.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Flag of Albania është pranë Flag of Macedonia në këtë moment të vështirë! “, ka shkruar Xhaçka.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën e Strumës në Bullgari.

Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, derisa shtatë të mbijetuar janë duke u trajtuar në spitalin e Sofjes, si pasojë e djegieve.

This post was published on 2021-11-23 8:01 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like