Ministrja Hajdari thotë se një fëmijë “u përplas në veturën e saj”, policia thotë se ajo ishte shpejt

by admin
Spread the love

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e ka goditur një fëmijë të moshës 9-vjeçare sot rreth orës 12:25, në lagjen Arbëria.

Lajmin që e kanë postuar mediet, në orët e mbrëmjes e ka konfirmuar vetë Hajdari. Por ajo e ka fajësuar fëmijën.

“Gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas në veturën time”, ka shkruar Hajdari, në Facebook.

Ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se shkak i aksidentit ishte mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës.

“Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur *. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me ** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, thuhet në raportin e Policisë.

You may also like