Ministria e Transportit me demant ndaj partive opozitare shqiptare – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka reaguar ndaj informacioneve të publikuara në konferencën e sotme për media nga Rexhep Asani, i cili në emër të partive Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa përmendi një marrëveshje mes MTL-së me kompaninë Eurovia për realizimin e një projekti infrastrukturor në Haraçinë, përcjell KlanM. Nga kjo ministri thonë se informacionet e nxjerra nga opozita shqiptare janë të pasakta.

“Për hir të informimit të drejtë dhe të vërtetë të publikut, dëshirojmë të mohojmë të gjitha informacionet e paraqitura në konferencën për shtyp, për faktin se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ende nuk ka kryer një prokurim publik për projektin e përmendur nga Rexhep Asani. Në kuadër të kësaj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk ka lidhur as marrëveshje me kompaninë që citon Asani. Për këto arsye, apelojmë që përfaqësuesi i partive politike të informohet më mirë, t’u kërkojë falje qytetarëve dhe t’u kërkojë falje punonjësve të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për informacionet e rreme. Nuk do të lejojmë që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të përfshihet në grindjet ditore politike”, thuhet mes tjerash në reagimin e MTL-së./KlanMacedonia

You may also like