Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka raste të reja me ethe hemorragjike, qytetarët t’u përmbahen masave parandaluese

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se dy pacientët e infektuar me ethet hemorragjike Kongo-Krime janë në gjendje të qëndrueshme. Mjekët thonë se faza më kritike e sëmundjes ka kaluar dhe nuk pritet përkeqësim i gjendjes së tyre. Për sa i përket kontakteve me rrezik të lartë dhe të ulët me të infektuarit, nuk ka asnjë rast tjetër të dyshuar dhe as nuk është konfirmuar ndonjë nga kontaktet me ethet hemoragjike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive, në mbledhjen e fundit të mbajtur javën e kaluar, vendosën të rekomandojnë masa parandaluese për mbrojtjen e qytetarëve nga ethet hemorragjike kongo-krime, e cila transmetohet nga pickimi i rriqrave. Masat parandaluese kryesisht i referohen informimit të qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë se si transmetohet sëmundja dhe si të mbrohen nga ajo.

Masat parandaluese të mbrojtjes janë:

1. Mbuloni me rroba krahët, këmbët dhe pjesët e tjera të zbuluara – qafën, kokën

2. Vishni rroba me ngjyra të çelura në mënyrë që rriqrat të dallohen lehtësisht

3. Spërkatni veshjen me një spray sintetik me bazë piretroidi
*Kini kujdes që të mos e spërkatni në lëkurë në pjesët e zbuluara të trupit

4. Siguroni ilaç kundër rriqrave dhe insekteve që mund të aplikohen në lëkurën e zhveshur

5. Nëse jeni në natyrë, bëni një kontroll të detajuar të trupit dhe veshjeve, si dhe të trupit dhe veshjeve të fëmijëve tuaj.
*Kushtojini vëmendje të veçantë pjesëve me qime të trupit ku rriqrat kanë më shumë gjasa të ngjiten, duke përfshirë kokën, qafën dhe pas veshëve, veçanërisht te fëmijët. Rriqrat gjithashtu shpesh ngecin në palosjet e trupit (në sqetull, në ijë, nën gjoks tek gratë, palosjet e stomakut etj.);

6. Kontrolloni kafshët shtëpiake për rriqrat

7. Shmangni rajonet ku rriqrat janë të pranishme dhe pjesët e vitit kur ato janë më aktive

8. Vishni doreza dhe veshje të tjera mbrojtëse kur trajtoni kafshët

9. Shmangni kontaktin e ngushtë fizik me personat që vuajnë nga ethet hemoragjike Kongo-Krime

10. Vishni doreza dhe pajisje mbrojtëse kur kujdeseni për njerëzit e sëmurë

11. Lani duart rregullisht me sapun dhe ujë pas kujdesit ose vizitës së njerëzve të sëmurë.

Në takimin që u mbajt me iniciativë të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, anëtarët e Komisionit përgatitën informacione që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të organizojë plan veprimi në të cilin fillimisht do të vlerësohet prevalenca, për praninë e shtuar të rriqrave në rajone të ndryshme dhe aty ku do të zbulohen, është planifikuar të kryhet dezinfektimi, që është një masë kryesore parandaluese.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel popullatës se nuk ka vend për panik, ethet hemoragjike nuk transmetohen lehtë, por vetëm pas pickimit nga rriqrat e infektuara me virus. Duke qenë se më të ekspozuarit ndaj këtij rreziku janë peshkatarët, gjuetarët dhe blegtorët, të cilët theksojmë se duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet për parandalim. Një grup tjetër i madh i rrezikuar janë punonjësit e shëndetësisë, për shkak të kontaktit me sekrecionet trupore – gjaku, duhet të mbrohen me PPE kur janë në kontakt me raste të dyshuara.

MARKETING




You may also like