Ministria e Drejtësisë: Ligji për amnisti nuk do të miratohet me flamur evropian!

by admin
Spread the love

Pohimet e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se Ligji për amnisti do të miratohet me procedurë të shkurtuar me Flamur evropian, janë të pabaza – reagojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas kësaj Ministrie, Ministri Krenar Lloga që nga dita e parë, qartazi e ka bërë të ditur se ky ligj nuk do të miratohet me Flamur evropian dhe se personalisht ai është kundër mundësisë së keqpërdorimit të flamurit evropian.

Nga Ministria e Drejtësisë rikujtojnë se ligji është I njëjtë sikurse në vitin 2018, që është nënshkruar dhe mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Sa do që të përpiqet VMRO-DPMNE të amnistojë ish-funksionarë të saj, një ligj të tillë nuk do të ketë – thonë nga Ministria e Drejtësisë.

MARKETING



You may also like