Ministri Toshkovski: Urgjentisht të ndryshohen dy Ligje për të shmangur dënimet për qytetarët

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka deklaruar se zgjidhja për problemin me patentë shoferët është në ndryshimin e shpejtë të dy ligjeve, atë për dokumente personale dhe për siguri në komunikacion.

“Pra kemi propozim për ndryshim të Ligjit për siguri të rrugëve, propozimi i parë, thjeshtë thënë kjo është për patentë shoferët dhe propozimi i dytë, propozim Ligj për ndryshimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit me procedurë të shkurtuar. Këto dy ligje si janë miratuar dhe kur janë miratuar me cilën mendje janë sjellur, nga aspekti i sotëm nuk është me rëndësi. Sot është dita e fundit një kuadër të së cilës deputetët të cilët marrin para nga qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi të dëshmojnë se janë në drejtim të interesit të qytetarëve pa lojëra politike, me ndryshimin e këtyre dy ligjeve”, tha ministri Toshkovski, raporton SHENJA.

Ai tha se vetëm me ndryshimin e këtyre dy ligjeve mund të zgjidhen problemet e qytetarëve. /SHENJA/

MARKETING



You may also like