Ministri Sali: Kemi kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm për spitalin “Zhan Mitrev”

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në konferencën e sotme për shtyp njoftoi për të gjitha hapat që i ka ndërmarrë institucioni të cilin ai e drejton.

“Me shumë vëmendje kemi ndjekur rastin në lidhje me spitalin “Zhan Mitrev”. Informacionet i kemi pranuar me shumë shqetësim dhe dua të informoj se çfarë kemi ndërmarrë si Ministri e Shëndetësisë”, tha Sali.

Ministri Sali më tej shtoi se ka kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm për Spitalin Klinik “Zhan Mitrev”, teksa të mërkurën në orën në orën 11:00 do ta bëj shpalosë detaje më të hollësishme në lidhje me këtë rast.

 


You may also like