Ministri i Mbrojtjes: Synojmë të bëhemi qendër rajonale e industrisë ushtarake amerikane

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj është takuar me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, z. Andy Michels. Ai shpprehet se ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Mehaj thekson se duhet vendosur një bazë e përhershme ushtarake e ushtrisë amerikane në Kosovë.

“Investitorët amerikan të industrisë ushtarake shprehin vlerësimin e lartë për ofertën time për të investuar në Kosovë me potencialin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonale e kësaj industrie në të ardhmen.

Këtë qëndrim, përveç gjatë fjalimit tim në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA’21, e shpreha edhe në takimin tejët miqësor me këshilltarin e lartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, z. Andy Michels.

Gjithashtu, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ndër të tjera edhe z.Michels i ritheksova rëndësinë e jashtëzakonshme të vendosjes së bazës së përhershme ushtarake të ushtrisë amerikane në Kosovë, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë dhe pengimit të qasjes destruktive dhe destabilizuese të Rusisë përmes Serbisë në rajon”, shkruan Mehaj.

This post was published on 2021-10-30 8:28 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like