Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Presim bum në prodhimin e dronëve

by admin
Spread the love

Ukraina planifikon të rrisë prodhimin e saj të dronëve duke filluar nga kjo vjeshtë.

Vendimi vjen pasi javët e fundit forcat ukrainase po kryejnë sulme më të shpeshta me dronë në territorin rus. Dronë të shumtë ukrainas vijojnë të godasin Rusinë, duke arritur deri në Pskov, një qytet 600 km në perëndim të Ukrainës.

Kievi ka përdorur dronë ajror dhe ujorë për këto sulme, duke synuar fushat ajrore dhe anijet, si dhe urën drejt Krimesë.

“Unë mendoj se këtë vjeshtë do të ketë një bum në prodhimin e dronëve të ndryshëm ukrainas: fluturues, lundrues, zvarritës, etj., dhe kjo do të vazhdojë të rritet në vëllim,” tha Oleksii Reznikov për agjencinë shtetërore të lajmeve Ukrinform.

Ai tha se një arsye për rritjen e prodhimit ishte se autoritetet kishin reduktuar rregullore dhe ligje të ndryshme. “Kështu që ne rishkruam rregulloret… dhe thjeshtuam proceset. Dhe besoj se ne gjithashtu ia dolëm mbanë dhe na dhamë mundësinë për një përforcues të tillë. Sidomos për prodhuesit e dronëve që filluan prodhimin nga garazhet,” tha ai.

Ndërsa Ukraina mbështetet shumë në armët moderne perëndimore, vendi është zotuar të mos i përdorë ato në territorin rus. Në vend të kësaj, për sulmet në tokën ruse, Ukraina mbështetet në armë të prodhuara në vend, veçanërisht në dronët.


Top Channel

You may also like