Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës i përgjigjet Putin: S’na shkatërron dot as me raketa

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka deklaruar se vendi i tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit.

“Guximi ynë nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit tonë”, është shprehur ai.

Reznikov theksoi se sulmet ruse nuk do të “tronditin vendosmërinë e aleatëve tanë”.

“E vetmja gjë që ata shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme, është e ardhmja e Rusisë – e ardhmja e një shteti mashtrues terrorist, të përbuzur globalisht”, ka shkruar Reznikov në një postim në Twitter.

Gjatë orëve të fundit, Rusia ka sulmuar Kievin ku janë dëgjuar disa shpërthime. Mediat vendase raportojnë për disa të plagosur.

Tensionet midis dy vendeve janë përkeqësuar pasi një shpërthimi të shtunën, në urën e vetme që lidh Rusinë dhe Krimenë, të cilin presidenti Vladimir Putin e cilësoi akt terrorist.

Luftimet e fundit janë fokusuar në rajonet në veri të Krimesë duke përfshirë Zaporizhzhia, ku gjashtë raketa u lëshuan gjatë fundjavës në të cilën u shënuan 17 viktima.

You may also like