Ministri i jashtëm italian anulon vizitën në Paris pas komenteve të Francës për emigracionin (fotot)

by admin
Spread the love

Ministri i jashtëm italian Antonio Tajani ka anuluar sot papritur vizitën e tij në Paris, pasi quajti “të papranueshme” komentet e ministrit të brendshëm francez që kritikonte politikat e emigracioni të qeverisë Meloni.

Ministri i brendshëm francez kishte thënë më herët se kryeministrja Giorgia Meloni “nuk është e aftë të zgjidhë problemet e emigracionit për të cilat është zgjedhur “.

Prandaj Italia kërkoi sqarime për komentet e ministrit francez Gerald Darmanin në një stacion radio, ku fajësonte kryeministren italiane Giorgia Meloni për rritjen e numrit të emigrantëve në vend, kryesisht minorenë, dhe rrjedhimisht dhe atë të atyre që kalojnë kufirin nga Italia drejt Francës.

Darmanin tha në transmetim se Meloni “nuk është e aftë të zgjidhë problemet e emigracionit, vota me të cilat ajo erdhi në pushtet”, si dhe e akuzoi se po “i gënjente popullatës”, që sipas tij është një “ves i të djathtës ekstreme”, të cilës ajo i përket.

Megjithëse komentet e tij i referoheshin Meloni, ato tentonin të godisnin të djathtën franceze të Marine Le Pen, teksa tha më tej se Meloni ishte zgjedhur nga “shokët e Le Pen”.

Komentet e Darmanin vijnë në kohën kur Tajani po përgatitej të fluturonte drejt Parisit për t’u takuar me homologun e tij francez.

Por ministri italian tha se “ofendimet” ndaj qeverisë së Italisë nuk përputheshin me frymën “sesi duhet të përballohen sfidat evropiane”.

Por ministria e jashtme franceze mbështeti komentet e Darmanin duke thënë se lidhjet mes Francës e Italisë bazohen në respektin reciprok mes dy vendeve dhe liderëve të tyre.

Në deklaratën franceze shtohej se Parisi kërkon të bashkëpunojë me Italinë për emigracionin, veçanërisht në Mesdheun qendror, me një frymë solidariteti, duke iu referuar kryesisht Tunizisë, sipas Foxnews.

Italia e Franca janë përplasur disa herë për çështjet e emigracionit prej vitit të kaluar, teksa Meloni erdhi në pushet me premtime të politikave radikale të emigracionit, duke përfshirë dhe ndalimin e anijeve të OJQ-ve të Mesdheut, që sjellin shumicën e refugjatëve në ishujt e Italisë.

Tensionet u ndezën kur Italia detyroi Francën të pranonte 234 emigrantë të mbledhur nga anija Ocean Viking, pasi refuzoi ndalimin e saj në portet e veta.