Ministri i Jashtëm i Çekisë: Pres që shtetet e BE-së t’i thonë po heqjes së vizave

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavský,
tha se përpjekjet e shtetit të tij do të fokusohen në procesin e integrimit dhe
liberalizimin e vizave për Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në konferencë për medie bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, tha se pritjet e tij janë të larta që shtetet e BE-së të marrin vendim pozitiv për vizat.

Ai me këtë rast ka kërkuar që të zbatohen
të gjitha marrëveshjet me Serbinë, duke shtuar se dialogu është qenësor për
procesin e integrimit evropian.

“Normalizim i marrëdhënieve është
aspekt qenësor për procesin e integrimit evropian. Duhet të dy palët të implementojnë
marrëveshjet e arritura përmes dialogut”.

“Ky është proces që përbëhet nga aspektet teknike dhe politike. BE-ja do të rishikojë pjesën teknike dhe presidenca çeke shpreson që aspekti politik të marrë vendim pozitiv. Pritjet e mia nga vendimet politike janë të larta dhe është shumë e lartë në agjendën time”.

“Kam kërkuar nga ministri i Jashtëm i Holandës qëndrimin e tij, por ai ka thënë se do të shohim aspektin teknik dhe shpresoj që përmes kësaj do të kemi lëvizje dhe pastaj do të vendosim për aspektin politik”.

“Kosova është një nga prioritetet regjionale dhe përpjekjet tona fokusohen në progres dhe çështjen e liberalizimit të vizave dhe ta kuptojmë se duhet të bëhet ende punë por jemi në rrugë të mirë që të gjejmë përkrahje politike dhe ky proces të përfundojë. Presidenca çeke është duke punuar në këtë fushë dhe jemi duke e përkrahur këtë”.

You may also like