Ministri i Diasporës Xhemail Çupi nënshkruan kontratën e parë për bashkëpunim në fushën e diasporës

by admin
Spread the love

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të përafrimit të diasporës tonë me vendin e tyre amë, me knaqësi ju informojmë se sot, më datë 02.11.2022, u nënshkruajt kontrata e parë për bashkëpunim në fushën e diasporës mes Qeverisë së RMV-së, e përfaqësuar nga Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi dhe kryetari i Komunës së Krushevës, z. Tome Hristoski.

Me këtë rast Ministri Dr. Xhemail Çupi ju drejtua të pranishmëve në Komunën e Krushevës, me ç’rast falënderoi në radhë të parë kryetarin e komunës për gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit si dhe dha një pasqyrë të shkurtër të projekteve në të cilat kabineti i tij është duke punuar në vazhdimësi për të mirën e diasporës.

Sipas kontratës së nënshkruar bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet hapjes së zyrave komunale të cilat do të kenë rol ndërmjetësues me qëllim që qytetarëve nga diaspora t’ju mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe t’ju jepen udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.

Gjithashtu sot dhe në ditët në vijim do të vazhdohet me nënshkrimin e kontratave për bashkëpunim në fushën e diasporës edhe me komunat të tjera në të cilat do të hapen zyrat komunale.

You may also like