Ministrat e G7-ës thirrje Kinës: Bëjini presion Rusisë për të ndaluar agresionin në Ukrainë

by admin
Spread the love

Ministrat e Jashtëm të G7-ës u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj në Ukrainë.

Në deklaratën e publikuar nga ministria e jashtme e Japonisë, thuhej se anëtarët shpresonin se Kina do të nxiste Rusinë për tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të trupave nga Ukraina.

Më herët, ushtria norvegjeze vendosi t’i dhurojë Ukrainës rreth 50 transportues ngarkesash të gjurmuara.

“Këto janë të rëndësishme për të marrë furnizime në zonat ku nuk ka rrugë,” tha ministri norvegjez i mbrojtjes Bjorn Arild Gram.


Top Channel

You may also like