‘Ministrat do të emërohen nga kryeministri i ri’

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev tha se kuadrot për ministra dhe zëvendësministra të ri do të zgjidhen në Kuvend pasi që kryeministri Zaev zyrtarisht do të dalë nga pozita e kryeministrit.

Në vend të tij pritet të vijë kryetari i ri i LSDM-së i cili do të zgjidhet më 12 dhjetor.

Ditët e mia janë të numëruara, dorëheqja ime do të deponohet kur do të fillojë procedura për propozimin e qeverisë, ose rreth 20 ditë. Emërimi i ministrave nuk varet nga unë, por nga mandatari i ri, nga kryeministri”, tha Zaev.

You may also like