“Ministër i partisë ‘hyn e dil’”, “O profesor, përmbahu, përmbahu..” – Çupi dhe Selmani me kundërshtime të ashpra

by admin
Spread the love

“Ne duhet ti japim mundësi diasporës tonë që të shprehet”, mendon ministri Xhemail Çupi në Klan Debat. Sipas tij, ata janë ajka e shoqërisë sonë dhe janë të pandikueshëm nga politika vendore.

Profesori Bashkim Selmani e kundërshtoi ministrin Çupi për arrijtet e tij dhe qeverisë në fushën e ndaljes së migrimit. Ai përmendi disa lloje të diskriminimit që institucionet shtetërore, sipas tij, ua bëjnë shqiptarëve, duke përmendur universitetet, kulturën, investimet kapitale e të ngjashme.

” Sistemi demokratik është ipërbërë prej pozitës dhe opozitës. A kemi ne këtu pozitë dhe opozitë? Ky është ministër që vjen nga një parti që hyn e del nga qeveria. Apo ajo partia tjetër”, tha Selmani.

“O profesor, përmbahu, përmbahu”, u shpreh ministri Çupi./KlanMacedonia

You may also like