Ministër Çeku, vepro pamëshirë, mos i lejoni federatat fiktive 

by admin
Spread the love

Veprimi më i mirë që ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, është për Licencim të federatave në bazë të udhëzimit 01/2022.

Federatat fiktive mos të licencohen, por të luftohen, të përjashtohen dhe të fundosen një herë e përgjithmonë.

Z. ministër Hajrullah Çeku, një burrë i sinqertë, a e dini se shumë federata janë formuar vetëm për vota dhe që iu ka shërbyer në matematikat kur janë mbajtur kuvendet zgjedhore në KOK dhe për asgjë tjetër?

Pastrimi i listave, pastrimi i federatave fiktive është fitorja më e madhe për sportin e Republikës së Kosovës.

I kthehemi kategorizimit të sportit nga Komisioni i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Viti që po e lamë pas shkoi si shkoi. Ta shohim në vitin 2023 se si do të bëhet kategorizimi i federatave nga ky Komision.

Një sport me 15 – 20 shikues e pa kurrfarë suksesi, është para një sporti siç është basketbolli ose futbolli, që ka në palestra – stadiume 2000 deri në 3.000 shikues! Paramendo kategorizimi, ai me 20 shikues e pa bileta ta mposhtë atë me 3000 shikues e që paguajnë biletë 2- 3 euro!         

Paramendo, sporti profesional mposhtet me ata që merren me sport rekreativ. Ose siç ka thënë një zyrtar i lartë i sporteve kolektive:

“Ta dhash votën, unë dua më lart në kategorizim dhe u bë si shoqërisë”. Nëse vërtet është kështu, vaj halli për ne! Ministër Çeku, vepro pamëshirë ndaj të gjithëve, mos i lejo që këta ta keqpërdorin edhe buxhetin e shtetit,  vepro në mënyrën më të ashpër!

You may also like