Miniferma e pulave – nga hobi në biznes! – Shqip

by admin
Spread the love

Izeti: Shumë interesim për prodhimet bio

Izet Latifi nga Krushopeku i Shkupit fillimisht hapi fermën e pulave vetëm si hobi, por dalëngadalë ky hobi po i bëhet edhe biznes.

Në fillim bleu vetëm disa pula, kurse tani ka mbi 1.000. Në ditë grumbullon deri në 700 vezë dhe i shiten menjëherë pasi ka kërkesa të mëdha për prodhimet bio.

“Unë ia fillova para tre vitesh nga pak, me 10, 20 pula, dhe ja tani viti i tretë që e kam edhe si punë edhe si hobi, por edhe punë pasi nuk kisha punë tjetër pasi e dimë se edhe shtetin si e kemi këtu dhe vendosa të vetëpunësohem.” 3:26 – Bleva 200 copë në Veles, të llojit Amrok dhe disa Italianë tani dolën gjela po nuk ua dija rendin në fillim dhe nga njëra anë doja ta rregulloj e nga ana tjetër nuk e dija rendin, fillimi është i rëndë”, thotë fermeri Izet Latifi

Fermeri Latifi thotë se në punën e tij, efikase është edhe shitja moderne – online. Shumica e kërkesave i vijnë përmes rrjeteve sociale, ku në faqet e tij për cdo ditë shpërndan video dhe informon blerësit potencial.

  • Këtë lloj të vezës e kërkojnë shumë pasi është bio, disa vinë edhe në vend së bashku me fëmijët.
  • Sa prodhim merr brenda një ditë nga këto 1.000 pula?
  • Tani për çdo ditë mbledhim mbi 600 vezë, ndonjë ditë më shumë ose më pak, pasi këto janë të lira dhe energjinë e harxhojnë natyrshëm e sikur të ishin të mbyllura do të prodhojnë më shumë diku 90% e tyre do të bënin vezë.

Si çdo punë që kërkon angazhim edhe pse ferma e Izetit është ende e vogël ai çdo ditë zgjohet në ora 5:00 të mëngjesit i ushqen dhe kujdeset për ta, e në ora 16:00 bën grumbullimin e vezëve dhe më pas selektimin e tyre dhe shpërndarjen neper vendet e caktuara të shitjes. Në të ardhmen Izeti mendon të shtoje këtë biznes të vogël pasi çdo ditë kërkesat për vezë bio rriten./KlanMacedonia

You may also like