Minatorët e Koresë së Jugut mbijetojnë nëntë ditë nën tokë me kafe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy minatorë të cilët kaluan nëntë ditë të bllokuar në një minierë zinku të shembur në Korenë e Jugut, kanë arritur të mbijetojnë me pluhur kafeje.

Minatorët, të moshës 62 dhe 56 vjeç u bllokuan gati 200 metra nën tokë, pasi një pjesë e minierës së zinkut ku po punonin u shemb më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit.

Ata u shpëtuan natën e 4 nëntorit, pas 9 ditëve qëndrimi aty. Të dy mundën të dilnin nga miniera dhe u dërguan në spital.  Mësohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet thanë se minatorët mbijetuan duke pirë ujë që ra nga tavani dhe duke përdorur pluhur përzierje kafeje si vakt.

Presidenti Yoon Suk-yeol e quajti shpëtimin e tyre ‘me të vërtetë të mrekullueshëm’.

Operacioni i shpëtimit filloi të enjten kur punonjësit e urgjencës shpuan një vrimë dhe futën një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorët, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.
Ata u zbuluan të ulur krah për krah për t’u ngrohur, në një dhomë të gjerë ku takohen disa boshte minierash.


Top Channel

You may also like