Milwaukee rrugëton fuqishëm drejt kreut të renditjes në Lindje – Shqip

by admin
Spread the love

Katër ndeshje të zhvilluara dhe katë fitore të skuadrave vendase në kampioantin amerikan të basketbollit NBA.

Skuadra e Milwaukee pas fitores kundër Nju Orlenas 135-100, me hapa të sigurtë i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes,. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Milwaukee , ku serish u dallua Giannis Antetokounmpo, I cili realizoi 50 pikë e 13 kërcime.

Fiton edhe Charlotte, në përballjenm me Miamin 122-117, në një ndeshje ku u veçuan Rozier me 31 pikë e P.J.Washington me 27 pikë.

Skuadra e Cleveland, me lojë të mire dhe atraktive mundi Clippersin me rezultat bindës 122-99 Më efikas ishte Cedi Osman me 29 pikë . Memphis rikthehet te fitorja, duke mundur Indianan me rezultat 122-100, Ja Morant ishte protagonist kyç , autor i një “triple double”, me 27 pikë, 10 kërcime e 15 asist.

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Miami, 122-117
Memphis – Indiana, 112-100
Cleveland – Clippers, 122-99
Milwaukee – Nju Orleans, 135-110

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like