Milloshoski: Dimitrov nuk është më shok me Osmanin dhe Spasovskin, janë grindur

by admin
Spread the love




Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovki tregoi një fotografi nga Kuvendi ku shihen ish ministri Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai tha se bëhet fjalë për fotografi ku këta të tre kanë njoftuar se vendi ka marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Tani më Dimitrov nuk është mik me Oliverin dhe me Osmanin, janë të grindur, ndërsa në këtë fotografi nga marsi porositën opinionin se Maqedonia pas 15 viteve fillon bisedime me BE-në”, tha Milloshovski, duke aluduar se datën ende po e presim.


You may also like