Milla Carovska jep dorëheqje nga posti i nënkryetares në LSDM

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e LSDM-së Milla Carovska, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Zoran Zaevit, nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së.
Carovska shkruan se me dorëheqjen Zaevit, ndërpritet edhe mandati i të gjithë udhëheqësisë së partisë.
“Gjatë dy viteve e gjysmë, së bashku me kryesinë e partisë, kemi punuar me përkushtim për të adresuar të gjitha sfidat që lidhen me përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe statusit ndërkombëtar të vendit. Me dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev i përfundon mandati gjithë lidershipit. E falënderoj për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë”, shkruan Carovska.
Ajo në fund thotë se do të mbetet plotësisht e përkushtuar në luftën për vlerat socialdemokratike.

You may also like