Milionerët e MLS-së, Insigne më i paguari me 14 milionë dollarë në vit

by admin
Spread the love

MLS (kampionati amerikan i futbollit) ka publikuar pagat që marrin lojtarët në këtë sezon. Mes më të pasurve, janë të shumtë njohjet e vjetra të kampionateve europiane, madje 5 ish-futbollistë të Serie A renditen mes 6 vendeve të para.

Në vend të parë qëndron Lorenzo Insigne i Torontos, që fiton 14 milionë dollarë në vit, ndërsa pas tij vjen Xherdan Shaqiri i Chicago Fire me 8 milionë e 153 mijë dollarë.

Podiumin e mbyll Javier Hernández që merr 7.443.750 dollarë. Pas tij vjen Federico Bernardeschi me 6.2 milionë dollarë dhe Douglas Costa me 5.8 milionë dollarë. / Oversport.tv

Foto: Toronto FC Twitter

You may also like