E vërteta e kontratave nga komuna e Tetovës, nuk janë 811 por 250 kontrata që nuk dihet arsyeja

by admin
Spread the love

Komuna e Tetovës, dje ka publikuar listen e personave të cilët kanë pasur të lidhur kontratë në vepër me Komunën e Tetovës. Sipas njoftimit të publikuar në web faqen e Komunës së Tetovës bëhet fjalë për gjithesejt 811 kontrata të lidhura në vitin 2021 edhe atë deri në muajin shtator, transmeton InfoShqip.

Këto kontrata janë të lidhura në mes palëve dhe Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e strukturave nga qeverisja e kaluar.

Bëhet fjalë për gjithsejt 544 persona, prej të cilëve 250 persona kanë sjellë raport për punët e realizuara konform marrëveshjeve, kurse 244 perona nuk kanë sjellë raport për punën që është dashur që ta bëjnë. Buxheti I I komunës është dëmtuar për 71.225.510 denarë. (1 milion e 158mijë e 122 euro)

Vlen të theskohet se persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga struktuarat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar. Kurse atyre që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftimi për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të parashtrohet padi penale në organet e drejtësisë.

Gjithashtu ju informojmë se ky trend i transparencës për publikimin e gjitha kontratave në vepër në webfaqen dhe faqen zyrtare të komunës në facebook, do të vazhdojnë të publikohen rregullisht për çdo muaj

You may also like