Milik prezantohet dhe ka një këshillë për Allegrin: Nuk krahasohet Lewa me Vlahovic!

by admin
Spread the love

Polaku që është marrë në huazim nga Marseille, debutoi me Romën në fundjavë ndërsa në intervistën e parë si bardhezi shpalos edhe objektivat e tij. 28-vjeçari, ia bëri të qartë trajnerit Massimiliano Allegri se mund të luaj së bashku me Vlahovic në sulm, ndërsa theksoi se ndjehet i motivuar për një eksperiencë të cilën e ka dashur edhe vite më parë.

“Ky është një moment shumë special për mua, e kam pasur një objektiv prej kohësh të luaja me Juventus. Tani që e arrita dua t’i dhuroj diçka speciale skuadrës dhe të shënoj shumë gola. Adpatimi me skuadrën? Kemi zhvilluar vetëm dy apo tre stërvitje, mirëpo them se mund të luaj së bashku me Vlahovic në sulm.

Kam luajtur me Lewandowvskin te Polonia dhe ka funksionuar, gjithsesi unë shqetësohem vetëm të bëj më të mirën në stërvitje dhe më pas vendos trajneri. Është e vërtetë që isha pranë Juventusit para dy apo tre viteve, por unë nuk mendoj për të kaluarën. Jam i lumtur për zgjedhjen time dhe dua të shënoj shumë.

Vlahovic si Lewandowski? Nuk mund të bëhen krahasime. Dusan është ende shumë i ri dhe mund të përmirësohet shumë, është vetëm 22-vjeç”, u shpreh Milik.

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like