Milenkovic drejt largimit, Fiorentina kërkon ta zëvendësojë me mbrojtësin shqiptar

by admin
Spread the love

Fiorentina nuk ka caktuar vetëm çmimin për kartonin e Nikola Milenkovic, por edhe lojtarin që do të afrojnë për ta zëvendësuar atë. Milenkovic kërkohet me ngulm nga Interi dhe në vend të mbrojtësit serb Fiorentina po mendon për Marash Kumbullën.

Mbrojtësi shqiptar është në kontratë me Romën, por nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira nën urdhrat e Mourinhos. Kumbulla po shqyrton mundësinë për t’u larguar, ndërsa Fiorentina nuk është i vetmi klub i interesuar.

Së bashku me ekipin e Italianos, shërbimet e Marash Kumbullës po i kërkon me ngul edhe ish-tekniku i tij Ivan Juric. Ky i fundit është në krye të stolit të Torinos dhe një nga objektivat për të zëvendësuar Gleison Bremer është Marash Kumbulla. /oversport.tv

You may also like