Milano bëhet gati për stuhinë! Mbyllen parqet dhe tregjet e hapura

by admin
Spread the love

Ardhja e ciklonit “Circe” pritet të sjellë stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në shumë pjesë të Italisë, raporton ANSA.

Ekspertët e konsiderojnë rënien me të paktën 10 gradë të temperaturave si një parantezë të vjeshtës në mes të verës.

Milano është qyteti i parë që merr masa në ardhje të ciklonit. Njoftohet se në qytet është ndaluar hyrja  në zonat e gjelbëruara të pa rrethuara. Po ashtu janë mbyllur varrezat dhe tregjet e vendosura nën pemë.

Mbrojtja Civile ka lëshuar të premten alarmin portokalli për pjesën më të madhe të Lombardisë dhe alarmin e verdhë për Lazio, Umbria, Abruzzo, disa zona të Toscana dhe Emilia-Romagna, Liguria, Veneto, Friuli Venezia Giulia. Provincat autonome të Trentos dhe Bolzanos. Moti i keq me stuhi breshëri dhe erëra të forta do të shtrihet edhe në rajonet qendrore, veçanërisht në Adriatik.

Italia u godit nga një sërë valësh të jashtëzakonshme të nxehti muajin e kaluar si dhe nga valë stuhish shkatërruese. Në mesin e majit përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme lanë 15 të vdekur dhe shkaktuan miliarda euro dëme në bujqësi, ekonomi dhe infrastrukturë. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e forta, stuhitë me breshër, erërat e forta dhe përmbytjet.


Top Channel

You may also like