Milanin e gjykon një ushtarak, dy “përjashtime” të bujshme për javën e parë

by admin
Spread the love

Maria Sole Ferrieri Caputi do ta nisë rrugëtimin e saj nga Serie B, të shtunën në mbrëmje në ndeshjen Modena-Frosinone. Ende jo Serie A, por mungon shumë pak për ta arritur diçka të tillë. Pak ditë më parë arbitroi ndeshjen e Sampdorias në Kupën e Italisë.

Dizenjatori i arbitrave Gianluca Rochi ka bërë zgjedhjet e para, pas disa ditësh përgatitje në Sportilia. Milan-Udinese që do të hapë Serinë A të këtij sezoni do t’i besohet ushtarakut Livio Marinelli, i cili në javën e fundit të sezonit të kaluar nuk arbitroi pasi gaboi në ndeshjen Bologna-Venezia. Sfida tjetër interesante mes Leçes dhe Interit i është besuar Pronterës.

Dueli delikat i së dielës mes Salernitanës dhe Romës do t’i besohet Sozzës (Aureliano në VAR), i cili ka qenë një nga më të mirët dhe në sezonin e kaluar tregoi rritje. Për Samp-Atalanta është Dionisi, Mariani për Monza-Torino dhe Luka Sacchi për Fiorentina-Cremonese. Juventus-Sassuolo do të gjykohe nga Rpuano, ndërsa Chiffi do të ketë Spezia-Empoli. Massimi në Lazio-Bologna, Fabbri për Verona-Napoli.

Mungojnë Daniele Orsato dhe Doveri. Massa dhe Di Bello do ta nisin nga Serie B.

You may also like