Milani zgjat dorën drejt titullit, mjaftojnë 4 pikë për të realizuar ëndrrën

by admin
Spread the love

Milani tregon forcën e tij, fiton me përmbysje në transfertën kundër Veronës, i përgjigjet Interit dhe rikthehet në krye të renditjes së Serie A.

Kur kanë mbetur edhe 180 minuta nga përfundimi i kampionatit italian, kuqezinjtë janë shumë pranë fitimit të titullit kampion, madje mund ti lejojnë vetes edhe një barazim në dy ndeshjet e fundit, falë avantazhit që kanë në takimet direkte me rivalët zikaltër.

Edhe 2 pengesa kanë mbetur në rrugën e skuadrës së Piolit drejt titullit të shumëpritur. Në 15 maj në “San Siro” vjen Atalanta, ndërsa ky rrugëtim spektakolar i kuqezinjve mbyllet në transfertë kundër Sassuolos.

Rivalët e Interit do të luajnë në transfertë kundër Cagliarit në 15 maj dhe në sfidën e fundit të kampionatit do të presin në shtëpi Sampdorian.

Milani ka aktualisht 80 pikë në tabelën e klasifikimit dhe herën e fundit që kuqezinjtë kanë grumbulluar kaq shumë pikë në Serie A ka qenë në sezonin 2011/12, por atëherë pas 38 ndeshjesh. / Oversport.tv

You may also like