Milani triumfon ndaj Empolit, ja si u vlerësuan Bajrami dhe Asllani

by admin
Spread the love

Rossonerët kanë fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 19-të dhe ishte mbrojtësi Pierre Kalulu, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për epërsinë 1-0.

Në këtë takim u paraqitën edhe dy futbollistët shqiptar, Nedim Bajrami dhe Kristian Asllani, të cilët nga SofaScore u vlerësuan me notën 6.3, respektivisht 6.7

Në këtë takim, Bajrami u largohet nga fusha e lojës i dëmtuar në minutën e 71’të dhe nuk dihet ende shkalla e lëndimit.

Milani e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo pesë me shumë se Interi i dyti me dy ndeshje më pak, ndërsa Empoli zë vendin e 13-të me 32 pikë.

/Insporti.com

You may also like