Milani nuk e ka në plane? Lazio nis të lëvizë, zbulohet kërkesa e Romagnoli

by admin
Spread the love

Alessio Romagnoli dhe Milani janë drejt divorcit. Mbrojtësit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe nënshkrimi i marrëveshjes së re është larg.

Palët as që janë ulur të flasin më kohët e fundit, çka tregon se rinovimi me kapitenin nuk është prioritet. Për më tepër ka nisur puna edhe për transferimin e Sven Botman.

Me afrimin e holandezit dhe me Fikayo Tomori të paprekshëm, për Romagnoli hapësirat zvogëlohen shumë dhe kuptohet që nuk është në planet e tyre.

Dihet që Simon Kjaer kthehet për sezonin tjetër, kurse Gabbia është një i ri që e pranon stolin dhe është gjithmonë gati. Në këto kushte për Romagnoli ka nisur të lëvizë Lazio, shkruan Alfredo Pedulla.

Së fundmi ka pasur kontakte konkrete. Mbrojtësi, që më parë ka luajtur edhe me Romën, kërkon 3 milionë euro në sezon dhe bonuse. Tashmë Lazio është kthyer në një opzion konkret për Romagoli. / oversport.tv

You may also like