Milani nuk dorëzohet për Sanches, akord me Lille, por lojtari dëshiron PSG

by admin
Spread the love

Milani ende nuk është dorëzuar për Renato Sanches. Edhe pse mesfushori portugez është konsideruar prej kohësh shumë pranë gjigantëve të PSG, klubi kuqezi dhe Lille kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Tuttosport, pritet ende dakordësimi i lojtarit. Ky i fundit po kërkon me ngulm që të transferohet drejt kampionëve të Francës dhe të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Galtier.

Nga ana tjetër, Maldini dhe Massara ende nuk i ka humbur shpresat për mesfushorin portugez. Ata janë në kërkim që t’i vendosin në dispozicion teknikut Pioli një mesfushorë sa më parë. Kështu, klubet kanë arritur marrëveshjen, por Milanit duhet të punojë ende për të bindur Renato Sanches të zbarkojë në Milano. /oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook

You may also like