Milani në “pole position” për Mazraoui, mbrojtësi i ofrohet kuqezinjve

by admin
Spread the love

E ardhmja e Noussair Mazraoui mbetet ende pezull me lojtarin që nuk e ka zgjedhur akoma ekipin ku do të vazhdojë karrierën e tij. Megjithatë, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, zërat për të ardhmen e tij kanë marrë një kthesë interesante.

Gjithmonë sipas prestigjiozes italiane, agjentët e mbrojtësit maroken e kanë ofruar atë te Milani. Ata kanë kontaktuar drejtuesit kuqezi për të parë mundësinë e transferimit dhe nga të dya palët ka pasur sinjale pozitive.

Për agjentët Milani është ambienti perfekt për mbrojtësin 24-vjeçar që të bëjë kapërcimin e madh në karrierë dhe më pas të transferohet në një tjetër klub europian.

Mazraoui do të jetë një lojtar i lirë nga fundi i këtij sezoni pasi kontrata e tij me Ajax skadon në verë. Një mundësi e mirë për Milanin që mund ta afrojë mbrojtësin me parametër zero. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Twitter

You may also like