Milani këmbëngul për Ziyech, bisedimet me Chelsean janë në rrugën e duhur

by admin
Spread the love

Ka kontakte të vazhdueshme dhe produktive mes Milanit dhe Chelseat për një transferim të mundshëm në Milano të marokenit Hakim Ziyech.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi kuqezi synon një huazim me të drejtë blerjeje për lojtarin që po shkëlqen në Kupën e Botës me fanellën e Marokut.

Vetë Ziyech do të pranonte me kënaqësi transferimin tek kampionët e Italisë, por problem mbetet çështja e pagës. Tek Chelsea marokeni merr një pagë të majme, rreth 6 milionë euro në vit, shifër që është e lartë për parametrat aktuale të Milanit.

Prioritet i klubit kuqezi, para se të bëjë përforcime nga merkato, mbetet ruajtja e stabilitetit në dhomat e zhveshjes. / Oversport.tv

You may also like