Milani “deja-vu” ndaj Bolognas, sa shumë pikë të lëna me ekipet e vogla

by admin
Spread the love

Nga ëndrra e arratisjes në deja-vu e një tjetër mundësie të humbur. Shpresa e Milanit për të rritur më shumë diferencën me pikë me rivalët për garën e Scudettos, e lindur në prag të fundjavës, përpara se të luheshin ndeshjet direkte Atalanta-Napoli dhe Juventus-Inter, zgjati shumë pak në shtëpinë e kuqezinjve.

Duke qenë se sukseset e rivalëve Inter dhe Napoli krijuan mundësinë për një rihapje të kampionatit, Milani nuk ia doli dot të përballonte si duhej presionin dhe u ndal në shtëpi nga Bologna, ndërsa entuziazmi i ekipit mori një shuplakë.

Prandaj, nga një ditë potencialisht e favorshme, Milani, i bllokuar në shtëpi nga Bologna, e gjeti veten duke përjetuar një ndeshje që ringjalli garën për titull dhe konfirmoi atë që në këtë sezon ka qenë defekti më i madh i kuqezinjve. Mungesa e instinktit vrasës, ose ndoshta e personalitetit në ndeshje të dominuara nga këndvështrimi i lojës dhe i rasteve.

Shifra që bie më shumë në sy është fakti se Milani lë shumë pikë me ekipet që konsiderohen të lehta në letër përballë kuqezinjve. 14 pikë të lëna nga Milani ndaj “të voglave” që shqetësojnë jo pak ambientin kuqezi duke marrë parasysh se në Itali përveç mbrojtësjes më të mirë, kampionati fitohet duke mposhtur të voglat.

Kështu, Milani ka pasur disa herë shansin të thellojë diferencat si me Napolin ashtu dhe me Interin, por faktikisht Milani çalon në ndeshjet vendimtare ndaj ekipeve të lehta në letër, në momentin ku duhet thjesht të marrë pikë, pavarësisht lojës. /oversport.tv

You may also like