Milani blindon mbrojtjen, gati kontratat e reja për dyshen Kalulu-Tomori

by admin
Spread the love

Në “Casa Milan” ka përfunduar takimi mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të Pierre Kalulu ku është folur për rinovimin e kontratës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, takimi ka qenë pozitiv dhe palët po shkojnë drejt zgjatjes së kontratës me një rritje të konsiderueshme të pagës. Aktualisht mbrojtësi fiton 400 mijë euro në sezon dhe paga e tij e re pritet të kalojë 1.5 milionë euro në vit.

Drejtuesit kuqezi janë të gatshëm të blindojnë edhe mbrojtësin anglez Fikayo Tomori dhe po bëjnë gati një kontratë të re, që gjithashtu do të ketë një rritje page.

Tomori ka akoma edhe 3 vite kontratë, por Milani kërkon që ta shpërblejë menjëherë për atë që ka treguar këtë sezon. / Oversport.tv

You may also like