Milan në kërkim të talenteve, sfidon Liverpool për mesfushorin e Salzburg

by admin
Spread the love

Pavarësisht rezultateve të mira në kampionat, Milani vazhdon të punojë fort edhe në merkato, sepse synon që të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Vëmendja është e përqendruar te talentet e reja që po spikasin në Europë. Një nga lojtarët që po ndiqet me interes është Luka Sucic, mesfushori 19-vjeçar i Salzburg, që ka bërë një paraqitje shumë të mirë edhe në Champions League.

Paraqitjet e mira të Sucic nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe përveç Milanit, mesfushori synohet edhe nga Liverpool i Klopp, shkruan “Bild”.

Kroati në sezonin e parë si protagonist me Salzburg ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste dhe tashmë vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm, pasi kartoni i tij vlerësohet të paktën 15 milionë euro nga klubi austriak. / Oversport.tv

Foto: FC Red Bull Salzburg EN Twitter

You may also like